Dëshmojnë policët

Në Burgun e Dubravës më 7 shkurt është mbajtur seanca e radhës ndaj të akuzuarve Enver Sekiraqa, Naim Sekiraqa dhe Rrahim Avdullahu.Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzon për sulm ndaj personave zyrtarë në krye të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit në fjalë së bashku edhe me të akuzuarin tjetër Ilir Avdullahu, i cili ende ndodhet në arrati, ndaj te cilit është veçuar procedura, akuzohen se me 12 maj të viti 2005 në qendër të Prishtinës kishin sulmuar pjesëtarë të policisë së Kosovës, të cilët gjatë një kontrolli rutinor u kishin kërkuar të akuzuarve dokumentet e identifikimit, e që kishin hasur në fjalë fyese dhe rezistencë nga ta, duke i grushtuar më vonë policët.

Në seancën e së premtes dëshmuan policët e involvuar në rastin në fjalë, Arsim Leci, Muhamet Xhemajli dhe Besart Ahmeti, të cilët treguan versionin e tyre të ngjarjes.

Dëshmitarët për ngjarjen e treguar u sfiduan me pyetje nga mbrojtësit e të pandehurve por edhe trupit gjykues e prokurores.

Për shkak të angazhimeve të mbrojtjes nuk u caktua seanca e radhës. Seanca do të caktohet në komunikim në mes të prokurores së shtetit, gjykatësit, dhe avokatëve mbrojtës.