Ukë Rugova dyshohet për krim të organizuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ukë Rugova është arrestuar nga policia e EULEX-it më 5 shkurt, kur edhe është bastisur shtëpia e tij në lagjen Velania në Prishtinë.

Bashkë me të janë arrestuar edhe Izet Beqiri, Florian Petani, Qefser Baholli, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Asad Beqiraj, Edison Idrizaj, Hamza Beqirit dhe Driton Voca.

Gjykata Themelore në Prishtinë, morri vendim që Ukë Rugova, djalit të ish presidentit Ibrahim Rugova, që t’i caktoj masën e paraburgimit për një muaj.

Izet Beqirit dhe Florian Petanit po ashtu u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Ndërsa për Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Asad Beqiraj, Edison Idrizaj, Hamza Beqirit dhe Driton Voca gjykata ka vendosur që të ju caktoj arrestin shtëpiak për një muaj.

Qefser Baholli ishte lënë i lirë nga gjykata.

Dhjetë të pandehurit dyshohet se janë të përfshirë në një grup të krimit të organizuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përfshirë Krim të organizuar, Ushtrim ndikimi dhe Mashtrim.