Tenderët e Gazit

Këtë të premte “Drejtësia në Kosovë” diskuton për ndikimet politike në tenderët e Komunës së Pejës.

Hulumtimi disajavor i ekipit të “Drejtësisë në Kosovë” sjell fakte për përfshirjen e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në proceset e tenderimit të kësaj komune.

Me çfarë baze ligjore vendosi kryetari Gazmend Muhaxheri që të emërojë zëvendësin e tij Shkumbin Gashi në komisionet për vlerësimin e tenderëve?

Pse zyrtarët e Komisionit të Pavarur të Prokurimit Publik vlerësojnë se ky vendim i Muhaxherit ishte në kundërshtim me ligjin?

A vlerësohet kjo si ndërhyrje e politikës në procesin e tenderimit?

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në orën 22:00 në RTK.