Dosja F

Këtë të premte në “Drejtësia në Kosovë”, ndiqni hulumtimin ekskluziv për dyshimet për keqpërdorime në  tenderin për furnizim me materiale nga lista esenciale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Çfarë dyshimesh janë ngritur se tenderi është fituar me dokumente të falsifikuara?

A porositi Ministria e shëndetësisë mall nga Anglia apo Kina?

Cilat ishin prapaskenat e vendimeve të dyshimta të cilat e shndërruan “NTP Friends” në kompani fituese?

Ndiqni detajet e gjurmuara në dosjen  voluminoze  të këtij tenderi.

A dinte ministri Ferid Agani për dyshimet për falsifikime?

A dinte kreu i OSHP-së Hysni Hoxha për dyshimet për falsifikime?

Si intervenoi Agjencia e Produkteve Medicinale pasi u njoftua me të gjeturat e “Drejtësisë në Kosovë”?

Në fund ndiqni Rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” nga kjo javë me termin të ri pas lajmeve qendrore në RTK.