Kidnapimi i Vonesës - Pjesa e dytë

Këtë të diel në Drejtësia në Kosovë transmetohet pjesa e dytë e emisionit për kidnapiminin e Vonesës.

Ndiqeni rrëfimin e ish-burrit të Vonesës i cili flet se pse e grushtoi gruan e tij, të cilën pastaj e grabiti për ta dërguar ilegalisht në Maqedoni.

Çfarë rrugë përdorin kontrabandistat për të trafikuar persona të kidnapuar nga Kosova për në Maqedoni?
Kush e ndihmoi grabitësin Ilir Kuqishta dhe pse disa prej tyre ende nuk po akuzohen nga prokuroria?

Ndërkaq, në rubrikën Policia mund të ndiqni pamjet ekskluzive të arrestimit të 5 shtetasve nga Shqipëria tek të cilët u gjetën 61 kg drogë.
Si kapet rrjeti i trafikuesve të drogës dhe arrestohet në mes të rrugës? Cilat janë rezultatet e dy operacioneve të tjera të njësive të antidrogës ku kapen një turk dhe një shqiptar duke trafikuar disa kilogramë drogë?

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të dielë në ora 21:00 në RTK dhe repriza të mërkurën në mesditë.