“Shpërthimi” që Kërcënon Vushtrrinë

Hulumtimi nxjerr në pah probleme të shumta me sigurinë publike, mungesë komunikimi në mes institucioneve dhe mungesë koordinimi për të ndërmarrë masa për ta shndërruar zonën në një zonë të sigurt.

Ndiqni rrëfimin se si mungesa e rrymës po e rritë rrezikun që bombolat të eksplodojnë dhe shihni  paaftësinë e shtetit që ta mënjanojë rrezikun në afat sa më të shpejtë. Rrëfimin se si zjarrfikësit angazhohen që t’i flladisin bombolat, edhe pse kjo nuk është  punë e tyre.

Hulumtimi tregon se si organet e sigurisë publike nuk janë të afta të reagojnë dhe t’i parandalojnë rreziqet,  edhe pse për to janë të njoftuara. Ndiqni intervistat e zyrtarëve shtetërorë, të cilët hedhin përgjegjësinë nga njëri te tjetri, në kohën kur bombolat janë të pambrojtura dhe në çdo sekondë mund të eksplodojnë.

Në pjesën e dytë të emisionit,” Drejtësia në Kosovë” diskuton për problemet që i ka gjykata e Shtërpcës me furnizimin me ujë.

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”, me aksione ekskluzive të Policisë së Kosovës në ndjekjen e kriminelëve.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në orën 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.