Paraburgim për dy zyrtarë komunalë në Pejë

Paraburgim për dy zyrtarë komunalë në Pejë

Gjatë fillimi të shtatorit në Gjykatën Themelore në Pejë, në seancën dëgjimore për dy drejtorët e dyshuar për marrje ryshfeti, u është caktuar atyre një muaj paraburgim.

Ahmet Mahmutaj, drejtor i Drejtoratit për Urbanizëm e Ambient dhe Galdim Krasniqi drejtor për Shërbime të Inspeksionit Komunal, do të qëndrojnë në paraburgim për tridhjetë ditë, pasi që u arrestuan të martën me dyshimin e marrjes së ryshfetit.

Këta dy drejtorë dyshohet se kishin marrë ryshfet nga një biznesmen ndërtimi, për ta lejuar atë që të shtojë edhe një kat të godinës banesore në qendër të qytetit të Pejës.

Hetimet kanë filluar nga prokurori Haxhi Sinani, e dyshimet e para i ngarkojnë dy drejtorë se kanë kërkuar dhe kanë marrë pesë mijë euro ryshfet ditën e arrestit, para këto të gjetura në zyrën e drejtorit te Urbanizmit.