Drejtësia në Kosovë diskuton për rastet e mitëmarrjes në Policinë e Kosovës

Këtë të diel, Drejtësia në Kosovë transmeton emisionin për mitëmarrjen në Policinë e Kosovës.

Si i kërkuan 300 euro mito një qytetari nga diaspora dy policë të njësisë së trafikut  të Fushë Kosovës për ta liruar atë nga disa vepra si posedim droge, tejkalim nga shpejtësia dhe mungesë siguracioni në veturë?

Çfarë metode përdorën policët për ta detyruar qytetarin të paguaj mito? Ndiqni intervistën ekskluzive me qytetarin i cili mbanë në dorë paratë të cilat do ua dërgonte policëve? Ku ishte lënë takimi për t’i dorëzuar paratë? Si dhe ku u bë dorëzimi i parave?

Gjatë emisionit mund të shihni edhe momentin kur Inspektorati Policor pasi ka marrë informatën nga gazetarët e Drejtësia në Kosovë, bastis policët dhe gjenë paratë e marra mito.

Për sa kohë do qëndrojnë të suspenduar policët të cilët morën mito?

Poashtu gjatë emisionit mund të ndiqni një varg defektesh të cilat gazetarët i kanë hasur gjatë intervenimit të organeve të ndjekjes në hetimin e këtij rasti.

Si u bë që policia të mos i përgjigjej raportimit për një rast korrupsioni? Pse inspektorët policor u vonuan në intervenimin e tyre?

Për t’i sqaruar të gjitha këto situata, gazetarët e Drejtësia në Kosovë kanë intervisutar:

Viktimën e rastit(qytetarit që i ishte kërkuar mito)

Rexhep Sijarina, Policia e Kosovës

Jetullah Aliu, Inspektoriati Policorë i Kosovës.

Në fund të emisionit, Drejtësia në Kosovë transmeton rubrikën Policia me aksione të drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.