DEPUTETI KOMUNAL SHEF NË GJYKATËN E FERIZAJIT,VENDIMET “COPY PASTE” TË GJYQËSORIT

“Drejtësia në Kosovë”, sonte diskuton për politizimin e administratës së gjyqësorit. Hulumtimi sjell detaje se si një deputet komunal i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëkohësisht është shef në Gjykatën e Ferizajit.  Punësimi i deputetëve të komunës në Gjykatë  sipas Ligjit për Shërbimin Civil e ndalon kategorikisht një gjë të tillë.

Të gjeturat e “Drejtësia në Kosovë”, tregojnë se për këtë shkelje të ligjit kanë qenë në dijeni i gjithë stafi i Gjykatës, përfshirë edhe kryetarin e saj, i cili nuk e ka shumë të qartë nëse punëtorët e Gjykatës kanë, ose jo të drejtë të përfaqësojnë parti politike gjatë kohës kur ata punojnë në Gjykatë.

“Drejtësia në Kosovë ju sjell edhe qëndrimet e deputetit Delolli dhe të institucioneve kompetente të cilat tregojnë se ajo që ka ndodhur në Gjykatën e Ferizajit është shkelje e ligjit.

Siç ka transmetuar disa herë “Drejtësia në Kosovë, në gjyqësorin e Kosovës  mungesa më e madhe është mungesa e stafit administrativ dhe në Gjykatën e Ferizajit është toleruar që punonjësi i saj të mbajë njëkohësisht edhe post politik.

 Në pjesën e dytë të emisionit Drejtësia në Kosovë diskuton për vendimet Copy paste të gjyqësorit. Si u dënua për aksident trafiku një qytetarë i Prishtinës e në arsyetim të gjykimit shkruhet se ai vodhi rrymë. Si i shpjegon gjykata vendimet  e pakuptueshme dhe pse sipas Hamdi Ibrahimit në gjyqësorin tonë dënohen njerëz me vendime Copy Paste. Në fund të emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën ‘Policia’. Emisioni  “Drejtësia në Kosovë” transmetohet të  të premten në ora 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.