Dështimi i Ekzekutimit

Hulumtimi i “Drejtësisë në Kosovë” sjell faktet se si Gjykata Themelore e Gjakovës – Dega në Malishevë është treguar e paaftë në ekzekutimin e vendimit përmbarimor të nxjerrë në maj të vitit 2009.

Të gjeturat nga hulumtimi ynë tregojnë se si janë kërcënuar ekspertët e Drejtorisë së Kadastrës në Komunën e Malishevës, e po ashtu vendimet e gjykatës që zyrtarët e kadastrës të dënohen për shkak se nuk pranuan ta kryejnë punën e tyre nën kërcënim.

Në pjesën e dytë të emisionit ju do keni mundësi të ndiqni reportazhin për pronat komunale të Malishevës të cilat po dalin të jenë kontestuese.

Si ndodhi që Komuna e Malishevës në emër të kompensimit të pronës që ia kishte marrë Qazim Mazrekut, ua ka dhënë atyre një pronë kontestuese.

Si e ka ndarë Komuna e Malishevës një pronë me “bela”? 

Mbi çfarë baze ligjore  Gjykata e Malishevës u ka dhënë të drejtë Isuf, Maliq e Sylejman Hotit nga fshati Carrallukë se ata janë pronarë të ngastrës kontestuese?

Pse familja Hoti nga Carralluka thotë se nuk lejon trashëgimtarët e Qazim Mazrekut të hyjnë në atë pronë.

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”, ku mund të ndiqni aksionin e policisë në ndjekjen e personave të dyshuar për vrasjen e cila ndodhi këtë javë në qendër të Prishtinës. 

“Drejtësia ne Kosovë” tani e tutje çdo të martë në RTK dhe repriza të mërkurën në mesditë