Eksploatimi Ilegal i Zhavorrit në Rajonin e Dukagjinit

Pse inspektoriati i Këshillit të Pavarur të Minierave e Mineraleve  nuk përgjigjet në thirrjet e qytetarëve kur ata raportojnë se në lumenj po nxirret zhavorr?Si ndodh që inspektorët njëherë deklarohen se janë në pushim, pastaj s’kanë vetura, e në fund…e pranojnë që nuk guxojnë të intervenojnë?

Çka ndodh pasi që inspektoriati  e kupton se raportimet janë nga “Drejtësia në Kosovë”? Si intervenojnë ata me urgjencë dhe i kapin eskavatorët duke eksploatuar?

Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton pamje të operacionit të Policisë në familjet Elshani në Ozdrim dhe në Pejë.Pse policia gaboi dhe bastisi disa shtëpi gabimisht? Kush merr përgjegjësi për këtë?

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në orën 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë