Gjykimi i ‘Grupit Drenica’

“Drejtësia në Kosovë” prokurorët e EULEX-it flasin për detajet e hetimit dhe gjykimit të “Grupit Drenica”.

Në intervistat ekskluzive të dhëna për Emisionin “Drejtësia në Kosovë”,  Jonathan Ratel kryeprokuror i EULEX-it, Cezary Michalczuk, prokuror i krimeve të luftës në EULEX dhe Charles  Hardaway, prokuror i EULEX-it kanë dhënë detajet e procesit gjyqësor ku u dënuan komandantët e UÇK-së.

Ata kanë thënë se e dinë se kush është viktima për të cilën u akuzua Sami Lushtaku” Ne e dimë se kush është viktima.”Viktima ka qenë qenie njerëzore, dhe sipas gjykatës,viktima ka vdekur nga duart e këtij kryesi” ka deklaruar Jonatan Ratell.

Prokuroret janë përgjigjur në akuzat se dëshmitari i tyre kishte probleme psikike, përderisa e kanë quajtur një gjykim dhe hetim model rastin “Drenica”.

 “Ky rast është me rëndësi edhe për shkak se aktgjykimi është dhënë në pajtim me të gjitha rregullat dhe

ne besojmë se ato rregullat janë detyruese për Kosovën, prandaj ky rast edhe mund të shihet si rast shembull sa i përket asaj se si duhet të hetohet, përndjekjet dhe gjykohet një rast posaçërisht në aspekt të krimeve të luftës,” ka thënë Cezary Michalczuk prokuror i EULEX-it.

Me këtë konstatim është pajtuar edhe kryeprokurori i EULEX-it Jonathan Ratel. Ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet se pse e vizitoi QKUK-në ditën kur nga aty u arratis Sami Lushtaku.

Intervistat ekskluzive si dhe bisedat me avokatët mbrojtës të të dënuarve transmetohen sonte nga ora 20 e 20 në RTK.