Hetimet për Parashkrim të Lëndëve

Si u bë që gjykata e Pejës vendosi në momentin e fundit ta dënojë për korrupsion gjeodetin nga Gjakova Skënder Sina?

Çfarë dënimi iu dha atij? Pse gjykata u ra pishman fjalëve të saj?

Çfarë hetimesh ka nisur Zyra e Prokurorit Disiplinor pas raportimeve të Drejtësia në Kosovë se lënda e korrupsionit mund të parashkruhej?

Sa gjykatës janë duke u përballur me akuza se neglizhuan punën e tyre?

Pse këta gjykatës vazhdojnë të punojnë në institucionet e drejtësisë?

Në fund ndiqni aksionin e policëve të Stacionit Policor të Gjilanit për arrestimin e personave të kërkuar nga gjykata. Ndiqni pamjet e bastisjeve të policisë, arrestimit të mbi 30 personave të kërkuar, si dhe konfiskimit të një vargu mjetesh të ndaluara.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel në orën 21:00 në RTK dhe repriza jepet të mërkurën në mesditë.