I PARABURGOSURI QË PËRDORI TELEFONIN

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell hulumtimin i cili tregon se avokati Gani Rexha nga Mitrovica ia dha telefonin klientit të tij gjatë seancës për caktimin e paraburgimit.

 “Drejtësia në Kosovë”, ju sjell faktet se si Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur ta heshtë gjithë këtë skandal i cili ndodhi brenda mureve të Gjykatës së Mitrovicës.

 Çfarë thotë kryetarja e Gjykatës së Mitrovicës Kada Përquku – Bunjaku rreth këtij skandali?

Pse as gjykata, e as Prokuroria Speciale nuk e kanë njoftuar Odën e Avokatëve të Kosovës për veprimin e paligjshëm të avokatit Gani Rexha?

Çfarë thotë Prokurori Disiplinor i Odës së Avokatëve?

Çfarë shkelje sipas Prokurorit Disiplinor të OAK ka bërë avokati Rexha në momentin kur ia  dha telefonin klientit të tij?

Çfarë masash disiplinore mund të merren ndaj avokatit sipas Zyrës së Prokurorit Disiplinor të Odës së Avokatëve?

A rrezikon ta humbë licencën e avokatit Gani Rexha pas veprimit të tij?

Pse sipas Petrit Kryeziut nga Zyra Ligjore e BIRN-it, një veprim i tillë i avokatit mund t`i dëmtojë rëndë hetimet?

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton në Rubrikën “Policia” aksionet ekskluzive të filmuara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.