Intervistë Aleksandër Lumezi

“Drejtësia në Kosovë” Intervistë me Aleksandër Lumezin kandidatin e propozuar për kryeprokuror të shtetit.

Në intervistën e tij të parë televizive pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për ta propozuar për dekretim te presidentja, Aleksander Lumezi flet për prapaskenat e përzgjedhjes së tij.

Lumezi rrëfen për grupet kriminale brenda KPK-së dhe për ndikimet nga jashtë në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit.
Ai mendon se një vendim i mundshëm për të mos e dekretuar atë në pozitën e kryeprokurorit  do ishte një vendim arbitrar.

Duke folur për planet e tij pas zgjidhjes kryeprokurorë, Lumezi ka premtuar se do ketë ndryshime në Prokurorinë e Shtetit duke mos mohuar shkarkimin e kryeprokurorëve dhe prokurorëve të cilët nuk kryejnë punën e tyre.

Lumezi ka premtuar se qytetarët e vendit në gjashtë muajt e parë të zgjedhjes së tij do shohin pushtetarët e parë të nivelit të lartë të akuzuar nga prokurorët vendorë.

Intervista me Lumezin transmetohet të premten më 27 shkurt duke filluar nga ora 20 e 20 në RTK.