Privatizimi i verarise NBI Suhareka

Me sa para qëndron prapa blerjes së ndërmarrjes kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi? Pse punëtorët e kësaj fabrike tash e tre muaj rrinë në tendë? A është përgjegjës kryetari i Komunës për shkatërrimin e bodrumit të verës në qendër të Suharekës? Kujt iu shitën asetet e bodrumit për hekur dhe pse i mbylli sytë AKP-ja gjatë shkatërrimit të bodrumit? Kush i ka prerë me qindra hektarë të hardhive të rrushit në Suharekë dhe kush po planifikon që të bëjë ndërtime të larta atje? Pse e kërkuan ndihmën e ambasadorit të Italisë në Kosovë biznesmenët italianë dhe si u futën në konflikte me aksionarët shqiptarë?