SPIUNAZHI NË POLICINË E KOSOVËS

Pse u arrestuan policët e Kosovës për spiunazh?

Çfarë dosjesh bartën ata te Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP)?

Çka tregojnë hetimet, e çka thonë policët e arrestuar?

Si u zbulua ky rast? A pati serbë të cilet bashkëpunuan me Policinë e Kosovës për zbulimin e pjesëtarëve të MUP-it?

Gjatë emisionit, Drejtësia në Kosovë tranmeton pamjet ekskluzive të operacionit të mbi 120 policëve të  njësive speciale në bastisjet e kryera në Shtërpcë.

Ndiqni pamjet e arrestimit të  pjesëtarëve të MUP-it dhe bastisjet  në lokalet dhe shtëpive  e strukturave paralele.

Çka u gjet aty? 

Me çfarë mjetesh komunikonte MUP-i me pjesëtarët e Policisë së Kosovës që punonin për të?

Po ashtu ndiqni pamjet ekskluzive të bastisjes së gjykatës paralele në Shtërpcë.

Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel në orën 21:00 dhe repriza jepet të mërkurën në mesditë.