Sfidat e Drejtësisë

“Drejtësia në Kosovë” mund të ndiqni përmbledhjen e sfidave të sundimit të ligjit gjatë vitit 2014.

Në një përmbledhje të deklaratave të cilat krerët më të lartë të drejtësisë i kanë dhënë gjatë 2014-ës emisioni trajton nevojën për gjykatës, prokurorë dhe staf administrativ në mënyrë që të realizohet reforma në drejtësi.

Edhe nevoja për objekte dhe pajisje teknike të cilat do mundësonin funksionim normal të gjykatave dhe prokurorive është pjesë e këtij emisioni.

Gjithashtu, emisioni trajton disa nga problemet e evidentuara në  Policinë e Kosovës duke përfshirë gradimet pa kriter dhe sigurinë e stacioneve policore.

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit të kësaj jave, ndiqni përmbledhjen e aksioneve më të sukseshme të Policisë së Kosovës në Rubrikën “POLICIA”.

Filmimet ekskluzive gjatë operacionit të konfiskimit të 25 kilogramëve kokainë në Pejë dhe arrestimin e sheteases shqiptare të njohur me emrin “Tezja e Kokainës”.

Aksionin e forcave të rendit për arrestimin e policëve të Kosovës të cilët kryenin detyrat e spiunëve të MUP-it serb.

Operacionin  kundër  trafikatënve me qenie njerëzore si dhe shumë operacione të tjera të filmuara në Rubrikën “POLICIA”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 20 e 20 në RTK.