Shkelësit e Ligjit në Polici

Drejtësia në Kosovë, ndiqni emisionin për shkelësit e ligjit në polici.

Emisioni sjell rrëfimin e Gani Berishës, qyetarit nga Prizreni që thotë se është rrahur në stacionin e policisë.

Pse Berisha thotë se polici që ndaloi atë për kundërvajtje, e bëri për spital? Pse lëndimet e qytetarit nuk u regjistruan në polici?

Nga kush po hetohet ky rast?

Në pjesën e dytë të emsionit ndiqni rrëfimin se si Mehdi Krasnqi e zbuloi që polici ia kishte shtypur djalin me makinë? Pse u tentua të fshihej ky rast?

Cili nga eprorët e policisë mund të përballet me akuza për dëshmi të rreme në këtë rast?

Në fund të emisionit Drejtësia në Kosovë, transmetohet rubrika Policia, ku mund të shihet se çka ndodh kur të shtëna me breshëri armësh shkëmbehen gjatë një përleshjeje në Prizren.