Siguria e Përgjimeve

Ndiqni rrëfimin ekskluziv të burrit i cili ka pranuar të tregojë para kamerave të “Drejtësisë në Kosovë” për mënyrën se si  ka arritur t’i sigurojë mesazhet e telefonit të cilat ish-gruaja e tij i kishte dërguar fqinjit.

Sa para u paguan dhe kush ndërmjetësoi në nxjerrjen e mesazheve?

Pse sipas ligjit burri nuk ka pasur asnjë të drejtë ligjore t’i ketë mesazhet e telefonit të gruas?

Në zyrat e cilit prokuror të Gjakovës ishin duke u ruajtur tabulatet e mesazheve?

Pse kryeprokurorja e Gjakovës Shpresa Bakija nuk e di se kush e ka zbuluar sekretin?

Çfarë hetimesh premton ajo se do ndërmarrë pas zbulimit të kësaj afere nga ‘Drejtësia në Kosovë’?

Në fund  të emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në orën 21 00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.