“Armëpushimi” në Prokurori

Të premten në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund të ndiqni reportazhin për “armëpushimin” në Prokurorinë e Shtetit.

Cila ishte arsyeja që anëtarët e Këshillit Prokurorial u pajtuan që t’i vazhdojnë mbledhjet e tyre pa i prekur mandatet?

Cila është e vërteta e pretendimeve të kryeprokurorit të shtetit se me dosje të Prokurorisë Speciale policia serbe po arreston shqiptarë të Kosovës?

A e ka punësuar prokurori Jetish Maloku vajzën e tij në Zyrën  e Prokurorit Disiplinor?

Çfarë thotë Sevdije Morina për akuzat se ajo po e përsëritë kohën e Rrahman Morinës?

A i kishte shërbyer regjimit të Millosheviqit prokurori Idaim Smajli?

Dhe në fund ndiqni Rubrikën ‘Policia”. “Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 20 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë.