“Falja” e Milionëve në ATK

Të premten nga ora 20 e 20 emisioni “Drejtësia në Kosovë” sjell intervistën ekskluzive me Fidan Maliqin, eprorin e krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, i cili është duke hetuar dyshimet për falje të borxheve në Administratën Tatimore të Kosovës.

Maliqi sjell detaje se si policia nga një rast i thjeshtë arriti të zbulojë se ATK-ja i kishte emëruar si të falura borxhet prej mbi 20 milionë eurosh, të cilat bizneset ia kishin borxh kësaj administrate.

Hetuesi i policisë shpjegon dyshimet se kjo veprimtari kishte pasur qëllim fshirjen e detyrimeve, ndërsa jep edhe detajet për arrestimet e fundit të zyrtarëve në Administratën Tatimore të Kosovës.

Po ashtu gjatë emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton intervistat me zyrtarë të ATK-së të cilët kanë dhënë sqarime rreth asaj çfarë ka ndodhur me borxhet e falura.

Pse sipas menaxherëve të ATK-së deri më tani asnjëherë nuk ka pasur borxhe të falura?

Dhe cili është shpjegimi I tyre për listat të cilat iu dorëzuan policisë?

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20 e 20 dhe repriza të hënën në mesditë.