Avullohen Taksat Gjyqësore në Klinë

Skandal në gjykatën e Klinës! “Drejtësia në Kosovë” sjell fakte se  taksat gjyqësore në  këtë gjykatë nuk janë paguar për dhjetëra lëndë civile.

Reportazhi i cili transmetohet këtë të premte në Radio Televizionin e Kosovës sjell fakte bindëse se taksat gjyqësore në Gjykatën e Klinës janë keqpërdorur.

Çfarë dyshimesh rëndojnë mbi këtë gjykatë për keqpërdorime me paratë e taksave gjyqësore?

Në xhep të kujt dyshohet se kanë shkuar këto para?

Ku punojnë tani gjykatësit të cilët lejuan që lëndët të zgjidhen pa u paguar taksa?

Pse palët nuk flasin para kamerave për këtë çështje? Kujt thonë ata se ia paguan taksat?

Ndiqni reagimet e zyrtarëve të gjyqësorit kur e kuptojnë se “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar këtë skandal në Gjykatën e Klinës.

Kush sipas kryetares së Gjykatës së Pejës është dashur të kujdeset që ky keqpërdorim të mos ndodhë?

Çfarë hetimesh duhet të nisë prokuroria në këtë rast?

Dhe në fund ndiqni Rubrikën “Policia” dhe  reportazhin nga Operacioni Policor “Vjeshta”, me pamje ekskluzive të bastisjeve nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe 30 lokacione të tjera në mbarë Kosovën.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të premte në orën 22:00 në RTK.