Dosja F
Këtë të premte në “Drejtësia në Kosovë”, ndiqni hulumtimin ekskluziv për dyshimet për keqpërdorime në tenderin për furnizim me materiale nga lista esenciale në Ministrinë e Shëndetësisë.
Çfarë dyshimesh janë ngritur se tenderi është fituar me dokumente të falsifikuara?
A porositi Ministria e shëndetësisë mall nga Anglia apo Kina?
Cilat ishin prapaskenat e vendimeve të dyshimta të cilat e shndërruan “NTP Friends” në kompani fituese?
Ndiqni detajet e gjurmuara në dosjen voluminoze të këtij tenderi.
A dinte ministri Ferid Agani për dyshimet për falsifikime?
A dinte kreu i OSHP-së Hysni Hoxha për dyshimet për falsifikime?
Si intervenoi Agjencia e Produkteve Medicinale pasi u njoftua me të gjeturat e “Drejtësisë në Kosovë”?
Në fund ndiqni Rubrikën “Policia”.
“Drejtësia në Kosovë” nga kjo javë me termin të ri pas lajmeve qendrore në RTK.