Dosja F - Pjesa e Dytë

Këtë të premte në “Drejtësia në Kosovë” ndiqni  pjesën e dytë të reportazhit për falsifikimet në tenderin për furnizim me pajisje medicinale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Cilat janë rezultatet pas transmetimit të emisionit të javës së kaluar?

Cila është arsyeja e arrestimit të pronarit të kompanisë “Friends”?

Cila është arsyeja e arrestimit të zyrtarëve të OShP-së?

Cili është shpjegimi që OShP-ja u jep veprimeve të zyrtarëve të vet?

A do të ketë arrestime tjera në lidhje me këtë rast?

Kur pritet reagimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë? Çfarë do të ndodhë me këtë tender? Si do të sigurohen Ministria e Shëndetësisë, OshP-ja dhe AKPMM-ja  që tash e tutje të mos pranohen dokumente të falsifikuara? 

Çfarë do të ndodhë me kontratën tashmë të nënshkruar me kompaninë e dyshuar?

Dhe në fund ndiqni Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” çdo të premte ë orën 20:20 në RTK.