Drejtësia 2014

Të premten duke filluar nga ora 20 e 20 në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund të ndiqni përmbledhjen e rasteve më të rëndësishme të cilat janë raportuar gjatë këtij viti.

Sa gjykatës prokurorë policë dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë janë nënë hetime për skandalet të cilat u raportuan në “Drejtësia në Kosovë”?

Kush është duke i hetuar këto skandale dhe deri ku kanë arritur hetimet?

Çfarë do të ndodhur me zyrtarët shtetërorë të cilët u  kapën duke shkelur ligjin?

Ndiqni rezultatet e hulumtimeve në zyrat e prokurimit publik.

Deri në ç’masë është shtrirë korrupsioni dhe falsifikimi në procesin e tenderimit?

Kush shkoi në burg, e kush pritet të shkojë për shkak se u kap duke keqpërdorur me tender?

Po ashtu gjatë emisionit do keni mundësi të ndiqni pjesë të rrëfimeve të viktimave të krimit.

Ndërsa në fund ndiqni edhe deklaratën më të famshme e cila është transmetuar gjatë këtij viti në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 20 e 20 në RTK.