Drejtësinë e Merr Uji

 

Sonte nga ora 20 e 20 në emisionin “Drejtësia në Kosovë” ndiqni  përmbledhjen e debateve të ashpra rreth përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kërkesën e fundit për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Kush nga Prokuroria konsideron se Gjykata Kushtetuese e ka vënë në presion Këshillin Prokurorial të Kosovës?

Cila ishte përgjigja e Gjykatës Kushtetuese në pretendimet e Avokatit të Popullit për falsifikim në këtë gjykatë?

Çfarë gabimesh ndodhën gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të KGjK-së?

Kush ua mbylli derën anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës?

Kë e bëjnë ata përgjegjës për mbylljen e derës së Këshillit?

Pse Sevdie Morina kërkoi shkarkimin e Sylë Hoxhës?

A u përkrah kjo iniciativë nga anëtarët e tjerë të KGjK-së?

Pse shoqëria civile e kontestoi gjatë të premtes mandatin e anëtarit të KPK-së, Florent Muqaj?

Në fund, “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën “Policia”.

Drejtësia në Kosovë çdo të premte nga orën 20:20 dhe repriza të mërkurën në mesditë.