Gjykata Harron Fletarrestin
11.4.2014 - 11:00
Këtë të diel “Drejtësia në Kosovë” trajton faktin se si Gjykata e Prishtinës për 17 muaj e ka neglizhuar lëshimin e një fletarresti për një të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Sa kohë iu deshën gjykatës ta urdhërojë policinë ta arrestojë të dyshuarin për krim të rëndë.
Pse u zvarrit për 17 muaj dërgimi i urdhrit nga gjykata në polici.
Në pjesën e dytë të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” diskuton për diferencën e pagave në mes prokurorëve dhe gjykatësve.
Pse prokurorët janë duke u paguar më shumë se gjykatësit? Pse kjo është në kundërshtim me ligjin? Kush po i favorizon prokurorët?
Në fund ndiqni rubrikën “Policia”.
Drejtësia në Kosovë transmetohet çdo të diel në orën 21 dhe repriza jepet të mërkurë në mesditë.