Gjykatësve u zvogëlohen pagat
Këtë të premte në ”Drejtësia në Kosovë” do të kuptoni se cila është arsyeja që Ministria e Administratës Publike po tenton që me Ligjin e ri të Pagave t’i ulë pagat e gjykatësve.
Kush mori vendim që me ligjin e ri Kryetarit të Gjykatës Supreme t’i zvogëlohet paga në krahasim me atë të Kryeministrit?
Çfarë thonë zyrtarët e KGjK-së dhe gjykatave për këtë iniciativë të Qeverisë së Kosovës?
Pse KGjK-ja nuk ishte pyetur për këtë ndryshim?
Pse gjykatësit thonë se ligji u ra atyre në dorë në rrugë klandestine?
Çfarë do të ndodhë nëse ligji në këtë formë do miratohet nga Kuvendi i Kosovës?
Cilat do jenë veprimet e ardhshme të gjyqësori të Kosovës nëse Qeveria dhe Kuvendi marrin vendim për ndryshimin e pagave?
Në fund ndiqni Rubrikën “Policia”. “Drejtësia në Kosovë” çdo të premte nga ora 20 e 10 dhe repriza të mërkurën në mesditë.