Krimi me pronën
12.9.2014 - 18:19
Këtë të diel në “Drejtësia në Kosovë” ndiqni reportazhin për dënimin e tetë ish-gjykatësve të Prishtinës.
Si u dënuan me kusht gjykatësit që tjetërsuan prona shoqërore në vlerë prej 60 milionë eurosh?
Cili është shpjegimi i gjykatës për dënimet me kusht?
Pse prokurori do ankohet për dënimin?
A ishte gjykimi ndaj Nuhi Ukës një kompromis?
Në pjesën e dytë të Emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton pamjet ekskluzive të operacionit të rrezikshmërisë së lartë për kapjen e parave të falsifikuara në Prizren
“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në orën 20 10 dhe repriza të mërkurën në mesditë.