Kushtetuta në Zarf

Këtë të diel në “Drejtësia në Kosovë” ndiqni analizën juridike të veprimeve që e çuan

presidenten e Kosovës në Aferën “Zarfi 2”.

A e shkeli Presidentja Kushtetutën e Kosovës me nxjerrjen e dekretit për vazhdim të mandatit

për gjykatësit ndërkombëtarë të Kushtetueses?

Kush insistoi për dekret, e kush ishte kundër?

Çka flasin zyrtarët e Bashkimit Evropian mes veti për zyrtarët kosovarë?

Si komentohet fakti që Enver Hasani dha miratimin se kjo çështje është në pajtim me

Kushtetutën?

Pse presidentja Jahjaga ka nevojë që të huajt t’ia interpretojnë ligjet, të cilat ajo i ka shkruar me

dorë të vet?

Ndiqni intervistat ekskluzive me ekspertë që hartuan Kushtetutën?

Cili është shpjegimi i tyre dhe pse sipas tyre presidentja gaboi kur dekretoi gjykatësit?

Cili është shpjegimi i evropianëve për veprimet e presidentes? Çka thanë zyrtarët e Presidencës

disa ditë pasi çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese dhe pse u vendos që zyrtarët të mos japin

më komente rreth kësaj çështjeje.

Në fund ndiqni Rubrikën “Policia”.“Drejtësia në Kosovë” çdo të diel në orën 21:00 dhe repriza

të mërkurën në mesditë.