MSh-ja në hall me kontratat e “Friends Medical”

Këtë të premte emisioni “Drejtësia në Kosovë” ju sjell hulumtimin e radhës për kontratat që Ministria e Shëndetësisë i ka të lidhura me kompaninë “Friends Medical” për furnizim me material shpenzues dhe pajisje medicinale nga lista esenciale.

Pse ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani nuk e di se çka duhet bërë me tri kontratat që janë në fuqi me kompaninë “Friends Medical” ?

Pse Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë vendim për pezullimin, apo anulimin e kontratave që i ka me kompaninë “Friends Medical” edhe pse kjo kompani që nga 12 janari e ka të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë nga Inspektorati Farmaceutik dhe e ka të pezulluar licencën nga Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale ?

Pse Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk ka marrë vendim për tri kontratat që Ministria i ka me këtë kompani dhe pse e futi në “listë të zezë” kompaninë “Friends Medical” ?

Kush është përgjegjës në bazë të ligjit që të vendosë për pezullimin, apo shkëputjen e kontratave që Ministria e Shëndetësisë i ka me këtë kompani ?

Cila është zgjidhja e kësaj situate sipas zyrtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik ?

A guxon të bëjë furnizimin e institucioneve shëndetësore kompania “Friends Medical” pas pezullimit të licencës nga Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale si dhe ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë nga Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë ?

Pse Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale nuk mund t`i verifikojë të gjitha kompanitë që aplikojnë për leje importi të produkteve dhe pajisjeve medicinale ?

Në fund të emisionit, “Drejtësia në Kosovë” transmeton Rubrikën “Policia”.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20 e 20 në RTK dhe repriza jepet të hënën në mesditë.