Minatorët të Pasigurt

Këtë të diel në orën 21:00 në RTK, “Drejtësia në Kosovë” shfaq hulumtimin i cili tregon se në gjigantin “Trepça” është duke u shkelur ligji i punës.

Çfarë konstatimesh për shkelje ligjore ka nxjerrë Inspektoriati i Punës në “Trepçë”? Pse u desh që këto inspektime të kryhen vetëm pasi punëtori Besnik Beqiri lëndoi rëndë krahun?

Sa persona janë duke u hetuar nga Prokuroria për aksidentin e Besnikut? Pse “Trepça” paguan më pak se 2 euro sigurim në muaj për një punëtor? Sa është kompensimi në rast se minatori humb jetën?

Në fund të emisionit ndiqni pamjet ekskluzive të xhiruara pak momente pas vrasjes së dyfishtë në restorantin në Milloshevë. Ndiqni pamjet se si policia arreston të dyshuarit dhe bastis lokacionet e dyshimta.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në orën 21:00 dhe repriza të mërkurën në mesditë.