Prapaskenat e Garës për Kryeprokuror

Emisioni zbulon porositë me mesazhe të cilat anëtarët e KPK-së i merrnin nga jashtë për t`ua përmendur anëtarëve të tjerë lidhjet e tyre familjare me ish-pushtetarë. 

Kush i dërgoi Florent Muçajt mesazh, që t`ia përmend Sevdie Morinës kunatin e saj Rrahman Morina ?

Pse Sevdie Morina e vlerëson si tentativë për shantazh këtë veprim ?

A pati grupe të organizuara brenda KPK-së dhe Sekretariatit të KPK-së që të dirigjonin procesin e përzgjedhjes se kryeprokurorit ?

Ndiqni intervistat ekskluzive me protagonistët e këtij procesi dhe në fund ndiqni Rubrikën “Policia”

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20:20 në RTK dhe repriza jepet të hënën në mesditë.