Prokurorët kërcënohen me arrestim

Të premten në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund të ndiqni reportazhin se si u ndaluan përpjekjet e prokurorëve të Prishtinës për të protestuar në ditën e inaugurimit të Pallatit të Drejtësisë. 

Si u kërcënua kryeprokurori Imer Beka, prokurorët tjerë dhe stafi se nëse dalin nga ndërtesa në kohën kur po kalonte komisionari i BE-së Johanes Hahn bashkë me krerët e institucioneve të Kosovës, do të arrestoheshin?

Me urdhër të kujt ua ndaloi policia prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe stafit administrativ që të protestojnë jashtë objekteve të Pallatit të Drejtësisë ?

Po ashtu do të ndiqni rrëfimet ekskluzive të gjykatësve dhe prokurorëve të cilët po ballafaqohen me probleme qëkur janë vendosur në Pallatin e Drejtësisë ku u investuan 30 milion euro.

Si u ngujua në ashensor gjykatësi i Apelit dhe u lënduan punëtorët nga rrëzimi i rafteve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës?

Pse kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës po heziton të vendoset në Pallatin e Drejtësisë?

Dhe në fund ndiqni Rubrikën ‘Policia”. “Drejtësia në Kosovë” çdo të premte në RTK dhe repriza të hënën në mesditë.