Protesta dhe Policia

Policia e Kosovës nuk kishte qenë e përgatitur për t’u përballur me protestën e 27 janarit. Një hulumtim i kryer nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar një varg mangësish në menaxhimin dhe pajisjen e policëve të cilët u morën me menaxhimin e protestës.

“Drejtësia në Kosovë” ka arritur të sjellë fakte se ditën e protestës Policia e Kosovës ka angazhuar njësi policore të cilat nuk ishin të trajnuara për të menaxhuar turma. Njësi të tjera sipas të gjeturave të hulumtimit nuk ishin të pajisura me helmeta gazmaska, mbrojtëse të këmbëve dhe gaz lotsjellës. 

Të gjetura të tjera ngrenë dyshime se ditën e protestës policia nuk kishte mjaftueshëm gaz lotsjellës pasi që policia në momente të caktuara kishte hedhur vetëm tym në vend të lotsjellësit.

Reportazhi i cili transmetohet të premten sjell edhe detaje për arsyen se pse njëri nga eprorët e policisë kishte shtënë me armë zjarri në ajër, e po ashtu  detaje të tjera se kush dha urdhër për t’u përdorur plumbat e gomës. 

Në pjesën tjetër ekspertë të çështjeve të sigurisë analizojnë mjetet e përdorura si topi i ujit dhe autoblindat.

E tëra çfarë ndodhi të martën e 27 janarit do sillet në tregimet e shumë protagonistëve të kësaj proteste siç janë

Uran Qorrolli protestues i lënduar, Rashit Qalaj drejtues i operacionit policor të 27 janarit, Sylë Hoxha ushtrues detyre i klryeprokurorit të shtetit, policëve të lënduar Bekim Zogiani, Agron Elshani dhe Isak Ceroviku e po ashtu ekspertëve të çështjeve të sigurisë Naim Rudari dhe Nuredin Ibishi.

Në fund të emisionit ndiqni Rubrikën “Policia”. 

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte në ora 20 e 20 dhe repriza jepet të hënën në mesditë.