Pushtimi i Stacionit Policor

Të premten nga ora 22:00 në “Drejtësia në Kosovë” mund të ndiqni reportazhin për “Shekin”- djalin nga Prizreni i cili vërtetoi se stacionet e Policisë së Kosovës nuk janë të sigurta.

Si dështoi i tërë aparati shtetëror ta parandalonte një të dehur ta pushtonte stacionin e policisë?

Cili ishte motivi që 31 vjeçari vendosi të merrte armën dhe ta sulmonte policinë?

Kush e arrestoi “Shekin” disa orë më herët dhe me urdhër të kujt ai u la i lirë?

A u shkelën të gjitha normat ligjore kur u vendos që një i dehur me precendent të shumtë penalë të lihej i lirë në gjendje të dehur?

Ku e mori “Sheki” armën dhe çfarë u tha ai policëve gjatë sulmit? Ku u fshehën policët në kohën kur sulmuesi hyri në stacionin policor?

Si arriti ai që pa therë në këmbë të largohet nga stacioni i policisë.

Ku ishte fshehur ai dhe pse për arrestimin e tij ka dy versione- njëri që Sheki u dorëzua, e tjetri që ai u arrestua nga policia?

Ndiqni filmimet ekskluzive ku shihen dëmet që janë shkaktuar nga shkrepja e armës në stacionin e policisë.

Dhe në fund ndiqni Rubrikën “Policia” dhe aksionin e njësive të antidrogës të koduar me emrin 

“Vjeshta”.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të premte në orën 22:00 dhe repriza të shtunën në mesditë.