E Rrah Babanë për USB

Një i ri nga Peja arrestohet pasi e ka sulmuar fizikisht të atin. Arsyeja e sulmit është refuzimi i babait për t`i blerë të riut një USB.

Babai kishte shkuar në një nga libraritë e qytetit, më 4 prill, por nuk e kishte blerë USB-në e duhur që djali me emrin Ylli e kërkonte.

Më pas ishte kthyer në librari por dyqanxhiu nuk ia kishte kthyer për të marrë të duhurën.

Atëherë kishte plasur sherri në shtëpi.“(Djali) ma kërkoi USB-në e unë nuk dita t’ia blej sikur ai donte”, kishte rrëfyer babai në polici, me lot. “I kam dy paraliza e mezi shkova. Kur erdha më gjuajti me qira dhe çka kishte në dorë. Më rrahu pandërprerë”.

Policët B.B., D.B. dhe F.M. gjendeshin afër sheshit “Haxhi Zeka” të Pejës kur ishin lajmëruar për rastin e dhunës në familje. Me të mbërritur në shtëpinë ku kishte ndodhur rrahja, ata kishin gjetur babanë duke qarë nga torturat. Përveç rrahjes, ishin parë edhe xhama dhe gjëra të tjera të thyera.Djali ishte prangosur dhe ishte mbajtur për 48 orë të tëra në paraburgim, me urdhër të prokurorit të rastit

Ndiqeni shpjegimin që ai ia jep policisë.