Simulim: Reagimi në Rast të Rrëzimit të Aeroplanit

Kamerat e emisionit “Drejtësia në Kosovë” kanë filmuar stërvitjen e organeve të sigurisë në stërvitjen e tyre në rast të rrëzimit të aeroplanit. Në videon e cila zgjatë për rreth 25 minuta mund të ndiqni reagimin prej momentit kur policia pranon informacionin për rrëzimin e aeroplanit dhe veprimet pasuese.

Stërvitja përfshinë njësitë e zjarrfikësve të Aeroportit, zjarrfikësit e Prishtinës, Lipjanit dhe Drenasit dhe qendrat shëndetësore të këtyre qyteteve. Për të siguruar transport nga ajri stërvitja përkrahjet nga EULEX ndërsa FSK përfshihet në vendin e ngjarjes për të kontrolluar zonën për helme kimike. Trajnimi i cili ka zgjatur për më shumë se 4 orë është transmetuar në një reportazh ekskluziv të vitit 2014.