Foto-ilustrim: Policia e Kosovës

Sulmohen Policët

Nga pakënaqësia për një tiketë trafiku një banor i fshatit Leshan të Pejës i ka sulmuar policët e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar personi i cili ishte i pakënaqur me tiketën i ka penguar zyrtarët policorë.

I njëjti sipas policisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është paraburgosur.

Foto: Presidenca e Kosovës

Një grup punues i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani sot më 24.04.2024.

Zhvillimet e fundit në vend dhe procesi i dialogut me Serbinë ishin temat që Osmani diskutoi me këtë delegacion, sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes.

“Ndër të tjera, Presidentja Osmani me diplomatët e Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, theksoi progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencës, qeverisjes së mirë dhe në veçanti respektimit të të drejtave të njeriut” – thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme nga shtetet edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar për t’i përmbushur obligimet dhe kriteret edhe për anëtarësim në BE.

Presidentja ka folur edhe për angazhimin për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe mbajtjen e edicionit të dytë të Forumit WPS, i cili sipas saj e ka shndërruar Kosovën në një lider rajonal në përmbushjen e kësaj agjende.

Në këtë takim, ajo foli edhe për rritjen ekonomike, investimet direkte, si dhe potencialin dhe sukseset e rinisë kosovare në shumë fusha në paraqitjet ndërkombëtare.